Antaret
Identifikim !
Adresa email :

Fjalekalimi :


Ndrysho fjalekalimin !
Regjistrim !
Kemi : 41 antare.
Antari i fundit : Argjend
 
 Kategorite e Artikujve
 
 Nga Artikujt
 
 Kategorite e Lojrave
 
 Shkarkimet e Fundit
 
 Lojrat e Fundit
 
 Nga Lojrat
 
    Indeksi | Artikuj
   Indeksi » Artikuj » HYRJE NE PHP DHE MySQL - Pjesa 5
Publikuar me : 22.01.2010 Kategoria : Manual PHP Lexuar : 870 here.Model Printimi !

Ne kete pjese do te tregojme se si te formatojme te dhenat e shfaqura dhe si te zgjedhim informacione te ndryshme nga baza e te dhenave.

Hyrje

Deri tani treguam si te krijojme bazen e te dhenave, tabelen, hyrjen e te dhenave dhe shfaqjen e tyre. Tani do te kalojme ne rregullimin ose formatimin e shfaqjes se informacionit ne menyre qe te duket sa me elegant dhe i sistemuar.

Formatimi i Shfaqjes

Ne pjesen e fundit te manualit tone tregum si te shfaqim nje liste me te gjitha te dhenat qe gjenden ne bazen e te dhenave. Kjo ishte nje menyre standarte e shfaqjes se informacionit pasi nuk perfshinte asnje rregullim te tekstit, pa tabela, pa ngjyra ose percaktime te ndryshme. Kjo menyre nuk do te ishte e pranueshme per nje faqe web apo per nje prezantim serioz. Keshtu do te ishte mire sikur te fillonim te vendosnim te dhenat ne nje tabele.

Ky lloj rregullimi nuk eshte i komplikuar. Gjithcka qe duhet te beni eshte te perdorni PHP dhe te vendosni variblat ne vendet e duhura. Rruga me e mire eshte mbyllja e PHP dhe vendosja e  kodit HTML. Kur arrin ne vendin ose hapsiren qe duhet te vendosni nje variabel mund ta beni keshtu :
Kodi:

<?php echo $variabli; ?>

Gjithashtu mund te perdorni bllokun perserites PHP per te perseritur te dhenat ne nje tabele te madhe. P.sh perdorim nje pjese kodi PHP nga Pjesa 4 e manualit e cila sherben per te shfaqur informacionet e tabeles, mund ta formatojme kodin HTML ne kete menyre :
Kodi:

<table border="0" cellspacing="2" cellpadding="2">
<tr>
<th><font face="Arial, Helvetica, sans-serif">Emri</font></th>
<th><font face="Arial, Helvetica, sans-serif">Telefon</font></th>
<th><font face="Arial, Helvetica, sans-serif">Celular</font></th>
<th><font face="Arial, Helvetica, sans-serif">Fax</font></th>
<th><font face="Arial, Helvetica, sans-serif">E-mail</font></th>
<th><font face="Arial, Helvetica, sans-serif">Web</font></th>
</tr>

<?php
$i=0;
while ($i < $num) {
$first=mysql_result($result,$i,"first");
$last=mysql_result($result,$i,"last");
$phone=mysql_result($result,$i,"phone");
$mobile=mysql_result($result,$i,"mobile");
$fax=mysql_result($result,$i,"fax");
$email=mysql_result($result,$i,"email");
$web=mysql_result($result,$i,"web");
?>
<tr>
<td><font face="Arial, Helvetica, sans-serif">
<?php echo $first." ".$last; ?></font></td>
<td><font face="Arial, Helvetica, sans-serif">
<?php echo $phone; ?></font></td>
<td><font face="Arial, Helvetica, sans-serif">
<?php echo $mobile; ?></font></td>
<td><font face="Arial, Helvetica, sans-serif">
<?php echo $fax; ?></font></td>
<td><font face="Arial, Helvetica, sans-serif"><a href="mailto:
<?php echo $email; ?>">E-mail</a></font></td>
<td>
<font face="Arial, Helvetica, sans-serif"><a href="
<?php echo $web; ?>">Web</a></font></td>
</tr>
<?php
$i++;
}
echo "</table>";
?>

Ky kod, do te shfaq ne ekran titujt e tabeles, dmth rreshtin e pare te tabeles me kolonat perkatese, me pas per cdo ruajtje ne tabele do te shfaq informacionet sipas variablave te percaktuar deri ne rreshtin e fundit te tabeles tone MySQL.

Per sa kohe qe do te njiheni me PHP dhe MySQL ky kod qe dhame me siper eshte mjaft i lehte dhe i kuptueshem por ne do te perqendrohemi disi ne rreshtin e fundit :
Kodi:

<a href="mailto:<?php echo $email; ?>">E-mail</a>

Kjo tregon nje nga opsionet me te perdorshme te PHP ne bashkepunim me te dhenat te ruajtura ne MySQL pasi mund te shfani vetem nje pjese te informacionit te ruajtur dhe mund ta perdorni ate per qellime te ndryshme si ne rastin tone per te linkuar vetem adresen email te kontaktit te zgjedhur.

Zgjedhja e pjesshme e informacionit

Sic mund te shfaq te gjithe permbajtjen e nje baze te dhenash, PHP mund te perdoret edhe per shfaqjen e nje informacioni i cili duhet te kete kritere apo vecori te ndryshme. Per te bere kete gjithcka qendron ne pjesen SELECT e cila kryen thirrjen nga baza e te dhenave. Per te shfaqur komplet te dhenat perdorim :
Kodi:

SELECT * FROM kontaktet

Ndersa nese duam te shfaqim supozojme vetem ruajtjet ku emri i personit eshte John mund te perdorim thirrjen :
Kodi:

SELECT * FROM kontaktet WHERE first='john'

Si te gjitha thirrjet e tjera MySQL, eshte pothuajse nje anglishte baze e perdorur. Pasi vetem leximi i frazave ka nje kuptim konkret. ZGJIDH * (gjithcka) NGA kontaktet KU first (emri)=’john’.
Ne te njejten menyre mund te filtroni informacionin e shfaqur duke u bazuar ne kolonat e deshiruara, gjithashtu mund te shtoni me teper se nje opsion filtrimi.
Kodi:

hapsira='vlera'

Gjithesesi, duke mos shkuar me tej ne kete pjese, sic e permendem edhe me siper mund te percaktoni kriteret apo filtrimin e thirrjeve supozojme ne vend qe te shfaqim rezultatet sipas emrit mund ta bejme vetem per mbiemrin duke perdorur kodin me poshte :
Kodi:

$query="SELECT * FROM kontaktet WHERE last='$kerkim_mbiemri'";
$result=mysql_query($query);

Me kete veprim, kemi mare vleren e nje input box’i nga html dhe ja kemi hedhur nje varibali te emrtuar $kerkim_mbiemri, keshtu filtrimi do te behet vetem per mbiemrin e kerkuar. Kujdes : Vereni qe variabli $kerkim_mbiemri vendoset midis dy thonjezave teke dhe jo dopje.

Siguria

Ne kete pike duhet te keni kujdes ne perdorimin e sakte te komandave dhe sintakses se gjuhes PHP pasi eshte shume e thjeshte qe dikush te mund te hyje ne serverin e te dhenave tuaja ose te ndryshoje keto te dhena.
Kjo mund te ndodh nese vendosni komanda SQL ne stringa te cilat meren ose postohen me varibla. E rednesishme eshte qe te kontrolloni gjithmone vlerat e postuara duke perdorur PHP per heqjen e karaktereve te panevojshme ose per eliminimin e komandave apo stringave HTML. Nuk do te futemi ne shume detaje ne lidhje me kete teme por ne internet ka informacione te mjaftueshme. Mbase ne te ardhmen do te shkruajme edhe nje manual me te detajuar per sigurine dhe mbrojtjen ne PHP dhe MySQL.

Shto kete artikull ne :


Nuk ka ende asnje koment !



3.1/10 (18 votes )

Top!

 Kategorite e Shkarkimeve
 
 Advertisment
 
 Reklama
 
 Postimet e Fundit
 
 Reklama
 
 Nga shkarkimet
 
 Foto dhe Logo
 
© PikaCMS Beta 2.0, Te gjitha te drejtat te mbrojtura, Powered by PikaCMS! Faqja u shfaq ne 0.12 sekonda.