Antaret
Identifikim !
Adresa email :

Fjalekalimi :


Ndrysho fjalekalimin !
Regjistrim !
Kemi : 26 antare.
Antari i fundit : xlpz
 
 Kategorite e Artikujve
 
 Nga Artikujt
 
 Kategorite e Lojrave
 
 Shkarkimet e Fundit
 
 Lojrat e Fundit
 
 Nga Lojrat
 
    Indeksi | Artikuj
   Indeksi » Artikuj » HYRJE NE PHP DHE MySQL - Pjesa 3
Publikuar me : 22.01.2010 Kategoria : Manual PHP Lexuar : 127 here.Model Printimi !

Ne kete pjese te ketij manuali do tiu shpjegojme si te lidhim korrektesisht nga PHP nje baze te dhenash dhe si te shtojme informacione te reja ne te.

 

Hyrje

Deri tani ne kete manual ju treguam disa informacione te pergjithshme mbi krijimin e nje baze te dhenash si dhe krijimin e nje tabele. Gjithashtu treguam qellimin perse na duhet kjo baze te dhenash dhe informacionet qe duam te ruajme ne te. Ndersa ne kete pjese do te tregojme me teper informacione si shtimi i te dhenave, keshtu kjo baze te dhenash eshte disi me e vlefshme dhe ne mund te fillojme ta perdorim ate per qellimet tona.

Lidhja me bazen e te dhenave

Para se gjithash, para se te filloni te punoni me nje baze te dhenash duhet te kryeni lidhjen me MySQL. Ky eshte nje hap shume i rendesishem pasi cdo veprim apo komande qe mund te vendosni nese nuk eshte kryer lidhja nuk do te funksjonojne.

Nje praktike e mire eshte specifikimi i emrit te perdoruesit, fjalekalimit dhe bazes se te dhenave ne variabla para se gjithash keshtu ne rast ndryshimi apo modifikimi te mundshem mjafton te ndryshojme vetem vlerat e ketyre variablave:
Kodi:

$username="emriperdoruesit";
$password=”fjalekalimi";
$database="baza_e_te_dhenave";

Ne kete shkalle mbase mund te pyesni nese eshte e sigurt te ruani fjalekalimin ne nje dokument. Por nuk duhet te shqetesoheni ne kete pike pasi kodi PHP eshte nje gjuhe e cila egzekutohet vetem nga serveri (Server Side) dhe ne qofte se do te hapej nga browseri web nuk do te shfaqet asgje. E vetmja menyre per te mare kete kod eshte hapja e kektij dokumenti fizikisht ose ne FTP (File Transfer Protocoll).

Ne vazhdim, duhet te jepni komenden e cila kryen lidhjen me bazen e te dhenave :
Kodi:

mysql_connect(localhost,$username,$password);

Keto rreshta i tregojne PHP te lidhet me serverin e te dhenave MySQL dhe ne serverin web ‘localhost’. Ne ketre rast localhost sic kemi permendur edhe me siper eshte adresa standart qe mund te perdoret per lidhje te tilla por ka raste kur ju jepet nje adrese serveri e caktuar e ndryshme nga localhost. P.sh: adresaeserverit.com

Para se te fillojme me perpunimin e te dhenave do tiu tregojme edhe nje komande:
Kodi:

mysql_close();

Kjo eshte nje komande mjafte e rendesishme pasi ajo mbyll lidhjen me bazen e te dhenave. Ju mund te vazhdoni te perdorni scriptin tuaj edhe pa vendosur kete komande por merni parasysh qe ne qofte se nuk e mbyllni lidhjen MySQL shume lidhje te njekoheshme te pa mbyllura mund te shkaktojne probleme ne nje server web. Eshte e keshiullueshme dhe nje praktike e mire qe pasi te keni kryer te gjitha veprimet dhe thirrjet e mundeshme te mbyllni te gjitha lidhjet MySQL per te patur nje funksionim sa me korrekt te serverit web.

Zgjedhja e bazes se te dhenave

Pasi te keni kryer lidhjen me bazen e te dhenave, do tiu duhet te zgjidhni ose specifikoni bazen e te dhenave me te cilen do te punoni. Kjo duhet te jete nje baze te dhenash ne te cilen emri i perdoruesit dhe fjalekalimi juaj jane te lejuar te punojne. Komanda e meposhtme:
Kodi:

@mysql_select_db($database) or die( "Nuk mund te zgjedh bazen e te dhenave !");

perdoret per te kryer kete veprim. Keshtu i tregohet PHP te zgjedh bazen e te dhenave e cila eshte percaktuar ne variablin $database. Nese kjo zgjedhje nuk mund te kryhet atehere do te shfaqe nje mesazh gabimi si :
Nuk mund te zgjedh bazen e te dhenave !

Pjesa 'or die' eshte mire te vendoset gjithnje sepse ju mundeson nje kontroll gabimi te vogel por gjithesesi nuk eshte esenciale.

Egzektutimi i komandave

Tashme jeni lidhur me serverin dhe me bazen e te dhenave dhe jeni gati te filloni te egzekutoni komanda dhe te kryeni veprime.

Ka dy menyra per egzekutimin e komandave. Njera prej tyre eshte edhe vendosja e komandave ne kodin PHP. Kjo menyre perdoret nese nuk do te kete asnje rezultat nga ky veprim.

Menyra tjeter eshte percaktimi i komandes si nje variabel. Keshtu variabli do te mbaje rezultatin ose perfundimin e nje komande ose veprimi te caktuar.

Ne kete pjese ne do te perdorim menyren e pare pasi nuk presim asnje rezultat ose pergjigje nga baza e te dhenave. Komanda eshte si me poshte :
Kodi:

mysql_query($query);

Lehtesia e perdorimit te kesaj menyre eshte sepse nuk do te na duhet te ribejme cdo here qe na duhet nje lidhje, por thjesht te ndryshojme permbajtjen e variablit $query.

Shtimi i te dhenave (informacioneve)

Ne kete pjese te guides, do te rikthehemi tek baza e te dhenave te kontakteve te cilen e krijuam me pare.
Tani do te shtojme dhe informacionin e pare ne tabelen tone :

First: John
Last: Smith
Phone: 01234 567890
Mobile: 00112 334455
Fax: 01234 567891
E-mail: johnsmith@yahoo.com
Web: http://www.yahoo.com

Per te shtuar kete kontakt, mjafton perodimi i komandes se meposhtme :
Kodi:

$query = "INSERT INTO kontaktet VALUES ('','John','Smith','01234 567890','00112 334455','01234 567891','johnsmith@yahoo.com','http://www.yahoo.com')";

Mbase do tiu duket disi e komplikuar por gjithesesi do ti sjpjegojme te gjitha me radhe.

Ne fillim $query=  e vendosim sepse po i kalojme egzektutimin e komandes variablit $query
Pjesa tjeter:
Kodi:

INSERT INTO kontaktet VALUES

eshte e thjeshte per tu kuptuar. I tregohet PHP te shtoje ne tabelen kontaktet vlerat qe gjenden ne kllapat qe vijojne pas VALUES.
Pjesa ne kllapa eshte i gjithe informacioni qe deshirojme te shtojme. Perdoren te gjitha kolonat
ne radhe dhe shton informacionin midis thonjezave (''). P.sh :

John

do te shtohet ne kolonen e dyte, e cila ne tabele i perket kolones ‘first’.

Mbase keni vene re qe nuk vendoset asnje vlere ne kolonen e pare e cila i perkete kolones (id) ne tabele. Kjo ndodh sepse kjo kolone sherben si hapsire indeksimi dmth ka opsionin e UNIQUE dhe auto_increment, keshtu vlera e kesaj kolone vendoset automatikisht.
Keshtu, sic e kemi permendur edhe me siper, nuk do te gjenden dy kontakte me te njejtin numer identifikues.


Shto kete artikull ne :


Nuk ka ende asnje koment !



4.8/10 (5 votes )

Top!

 Kategorite e Shkarkimeve
 
 Advertisment
 
 Reklama
 
 Postimet e Fundit
 
 Reklama
 
 Nga shkarkimet
 
 Foto dhe Logo
 
© PikaCMS Beta 2.0, Te gjitha te drejtat te mbrojtura, Powered by PikaCMS! Faqja u shfaq ne 0.62 sekonda.