Antaret
Identifikim !
Adresa email :

Fjalekalimi :


Ndrysho fjalekalimin !
Regjistrim !
Kemi : 41 antare.
Antari i fundit : Argjend
 
 Kategorite e Artikujve
 
 Nga Artikujt
 
 Kategorite e Lojrave
 
 Shkarkimet e Fundit
 
 Lojrat e Fundit
 
 Nga Lojrat
 
    Indeksi | Artikuj
   Indeksi » Artikuj » HYRJE NE PHP DHE MySQL - Pjesa 2
Publikuar me : 22.01.2010 Kategoria : Manual PHP Lexuar : 817 here.Model Printimi !

Ne kete pjese do tiu shpjegojme se si te ndertoni bazen e te dhenave ne MySQL.

Hyrje

Para se te filloni te ndertoni kodin php ju duhet te keni nje baze te dhenash ku do te ruhen te gjitha informacionet. Ne kete pjese do tiu tregojme se si te krijoni nje baze te dhenash ne MySQL dhe ta beni gati per futjen e te dhenave.


Perberja e bazes se te dhenave

Baza e te dhenave ne MySQL ka nje konfigurim standart. Perbehet nga nje baze te dhenash e cila permban tabela dhe cdonjera nga keto tabela eshte e ndare nga njera-tjetra dhe mund te permbaje informacione te ndryshme.

 
Baza e te dhenave dhe Indetifikimi

Procesi i konfigurimit te bazes se te dhenave mund te ndryshoje nga njeri host ne tjetrin, gjithesesi pothuajse ne cdo rast informacionet kryesore qe do te keni ne perfundim jane nje emer databazi, nje emer perdoruesi dhe nje fjalekalim. Ky informacion nevoitet me vone per te kryer identifikimin ne bazen e te dhenave. Kjo eshte dhe nje nga avantazhet qe ofron mysql per sigurine e informacionit.
Me EasyPHP adresa e PHPMyAdmin gjendet ne : http://127.0.0.1/mysql/
Me WAMP : http://127.0.0.1/pma/

Ne rastin tone, nese do te perdorim PHPMyAdmin ose nje program te ngjashem do te mund te menaxhojme dhe administrojme bazat e te dhenave thjeshte pasi instalimi baze nuk vendos fjalekalim dhe te dhenat standarte jane : server : localhost, username : root dhe nuk ka asnje fjalekalim (bosh).

Krijimi i nje tabele

Para se te filloni te kryeni veprime me bazen e te dhenave duhet te krijoni nje tabele. Tabela eshte nje pjese e bazes se te dhenave e cila sherben per ruajtjen e informacionit. Ne nje tabele ju do te percaktoni llojin dhe tipin e informacionit qe do te ruhet ne nje kolone apo qelize te caktuar. Duke u nisur nga kjo, per nje faqe web shpesh here eshte e mjaftueshme perdorimi i vetem nje baze te dhenash.

Per te krijuar nje tabele me PHPMyAdmin eshte mjafte e thjeshte, mjafton te vendosnui emrin e tabeles dhe numrin e hapsirave (kolonave) qe deshironi dhe te klikoni mbi butonin krijo. (Create)
Me pas do tiu shfaqet ne ekrane nje dritare e cila ju mundeson vendosjen ose emertimin e hapsirave (fields) te tabeles. Shebulli si me poshte ne figurat ilustruese.

Hapi 1 : Krijimi i bazes se te dhenave.


Hapi 2: Krijimi i tabeles me numrin e kolonave (8 gjithsej).


Hapi 3 : Percaktimi i kolonave te tabeles me llojet perkatese

Nese perdorni nje script php i gjithe procesi i kirjimit te tabeles behet vetem me nje komande.

Fields (Hapsirat ose Kolonat e tabeles)

Ka nje mori llojesh dhe tipesh qe jane te vlefshme per percaktimin e nje hapsire por ne do te permendim ato me te rendesishmet:

Lloji

Pershkrimi

TINYINT

Numer i plote i vogel

SMALLINT

Numer i plote i vogel

MEDIUMINT

Numer i plote

INT

Numer i plote

VARCHAR

Tekst (maksimumi 256 karaktere)

TEXT

Tekst pa percaktim gjatesie

Keto jane vetem disa lloje te cilat perdoren me se shumti. Nese do te kerkonit ne internet do te shikoni qe ka nje pafundesi informacioni.

Krijimi i nje tabele me PHP

Krijimi i nje tabele nepermjet PHP eshte disi me i veshtire se krijimi nga MySQL dhe pak a shume ka formatin e meposhtem:

Kodi:

CREATE TABLE emritables {

Fields (percaktimi i hapsirave dhe kolonave me llojet perkatese)

}

Hapsirat(Fields) percaktohen si me poshte:

emrihapsires lloji(gjatesia) informacion shtese,

Ne hapsiren e fundit te percaktuar presja (,) nuk vendoset ne fund.

Me vone do te japim nje shembull te plote per perdiorimin e ketij funksioni.

Baza e te dhenave e Kontakteve (Shembulli yne)

Baza e te dhenave per kontaktet, do te jete nje model axhende e cila do te mbaje informacione per njerezit te cilat mund te modifikohen apo fshihen ne internet. Hapsirat e meposhtme do te perdoren per ndertimin e kesaj baze te dhenash:

Emertimi

Lloji

Gjatesia

Pershkrimi

id

INT

6

Numer identifikues per cdo ruajtje

first

VARCHAR

15

Emri i personit

last

VARCHAR

15

Mbiemri i personit

phone

VARCHAR

20

Telefoni i personit

mobile

VARCHAR

20

Celulari i personit

fax

VARCHAR

20

Numri fax i personit

email

VARCHAR

30

Adesa email e personit

web

VARCHAR

30

Adresa web e personit

Mund te cuditeni pse duhet te perdor llojin VARCHAR per telefonin dhe faksin kur e di qe jane te perbere vetem prej shifrave. Normalisht mund te perdoret edhe lloji INT por ne kete menyre nuk do te mund te vendosnim presje, hapsira boshe apo vija ndarese (-) ndersa me VARCHAR mund te vendosen pa problem.
Ka edhe dicka tjeter qe duhet te keni parasysh ne kete baze te dhenash.Hapsira ose kolona id do te percaktohet si PRIMARY, INDEX, UNIQUE dhe auto_increment. Arsyeja e ketij percaktimi eshte sepse ky numer duhet te jete me doemos unik sepse do te sherbeje si identifikues per cdo regjistrim qe do te kryhet. Keshtu cdo person i regjistruar do te kete nje numer identifikues unik dhe nuk mund te ndodhin konflikte te mundeshme. Ndersa aryseja auto_increment eshte sepse cdo here qe ju kryeni nje regjistrim te ri dhe nuk specifikoni manualisht numrin rendor id, vlera e re qe do te mare eshte numri i radhes. P.sh nqs ne tabele egzistojne 10 regjistrime dhe vlera e kolones id e fundit eshte 10, numri i radhes qe do te shtohet vendoset automatikisht 11.

Krijimi i tabeles ne PHP

Kodi i meposhtem ju mundeson krijimin e tabeles se kontakteve ne PHP. Ka disa pjese kodi qe deri tani nuk i kemi spejguar te cilat do ti njihni me vone.
Kodi:

<?php
$user="emriperdoruesit"; // emri i perdoruesit mysql. Standarti eshte : root
$password="fjalekalimi"; // fjalekalimi i bazes se te dhenave. Standarti eshte bosh, pra asnje fjalekalim
$database="baza"; // emri i bazes se te dhenave qe do te perdorim. P.sh:  axhenda te cilen e krijojme manualisht nga phpmyadmin
mysql_connect(localhost,$user,$password);
@mysql_select_db($database) or die( "Nuk mund te zgjedh bazen e te dhenave !");
$query="CREATE TABLE kontaktet (id int(6) NOT NULL auto_increment,first varchar(15) NOT NULL,last varchar(15) NOT NULL,phone varchar(20) NOT NULL,mobile varchar(20) NOT NULL,fax varchar(20) NOT NULL,email varchar(30) NOT NULL,web varchar(30) NOT NULL,PRIMARY KEY (id),UNIQUE id (id),KEY id_2 (id))";
mysql_query($query);
mysql_close();
?>

Vendosni te dhenat e mysql ne pjesen e siperme te kodit te cilat jane dhene edhe me shpjegime si emriperdoruesit, fjelaklimin dhe baza.


Shto kete artikull ne :


Nuk ka ende asnje koment !



2.8/10 (12 votes )

Top!

 Kategorite e Shkarkimeve
 
 Advertisment
 
 Reklama
 
 Postimet e Fundit
 
 Reklama
 
 Nga shkarkimet
 
 Foto dhe Logo
 
© PikaCMS Beta 2.0, Te gjitha te drejtat te mbrojtura, Powered by PikaCMS! Faqja u shfaq ne 0.39 sekonda.